Kryetarja e qytezës Heanor në rajonin e Derbyshire Sheila Oakes ka bërë një koment që është cilësuar ‘skandaloz’, në lidhje me gjendjen shëndetësore të kryeministrit të Britanisë së Madhe Boris Johnson, i cili është në kujdes intensiv, për shkak të koronavirusit.

Oakles është pjesë e Partisë Laburiste, aktualisht në opozitë, ka bërë komente, që po konsiderohen të tmerrshme për kreun e qeverisë britanike.

  • foto galeri

Në një postim në Facebook, Sheila Oakles fillimisht tha se mjekët janë krenaria e të gjithëve në këto ditë të vështira, kurse më pas deklaroi se “Johnson e meriton koronavirusin”, ndërsa shtoi se “ai është kryeministri më i keq që Britania ka pasur ndonjëherë në histori”.

Gjithsesi, ajo kërkoi falje më vonë për këtë deklaratë. Një zyrtar i Partisë Laburiste deklaroi se sjellja e Oakles është totalisht e papranueshme dhe nuk ka lidhje me laburistët. Ndërsa, ofendime ndaj Johnson ka pasur edhe në rrjetet sociale, madje edhe me fjalë banale.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb