Ervin Salianji ka mohuar çdo lloj arsye personale të Lulzim Bashës  si motiv për përjashtimin  e ish-kryeministrit Sali Berisha.

I ftuar në emisioni “Real Story” duke komentuar deklaratën e fortë të bërë ditën e nga Lulzim Basha në lidhje me Berishën, Salianji u shpreh se  kishte ardhur koha për të reaguar dhe për të thënë disa të vërteta.

Sipas tij interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë primare.

“ Unë mendoj që duhej përballur si argument dhe duhet që të gjitha arsyer e atij vendimi të detyruar duhet shpjeguar. Nuk është vendimarrje emocionale, personale apo e marrë  me mllef, por është vendimarrje në interes të Partisë Demokratike. Është shfrenim fantazie të mendosh që Basha ka pasur arsye personale. Interesi i PD-së dhe marrëdhëniet e pacënuara me SHBA-të janë të çështjet kryesore. Nëse PD-së i heq marrëdhëniet me SHBA-të gjeje se çfarë ndodh. Të gjithë ata që tentojnë të përfudojnë nga kjo situatë duke krijuar tensione siç kanë krijuar parti në zgjedhje dhe tani dalin dhe bëjnë sikur këtyre iu dhimbset partia. Pavarësisht strategjisë së Bashës si kryetar ka ardhur momenti që disa të vërteta duhen thënë. Lulzim Basha pavarësisht përqyeshmërisë, kundërshtive, referendumit të bërë është kryetar i PD-së për 4 vite dhe e gjithë vendimarrja e tij do të gjykohet me kohën”- tha Salianji.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: