TIRANË

Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj ka folur sot në “Real Story” në News24 për deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe akuzat e tij ndaj Lulzim Bashës të artikuluara dhe sot në takimin me demokratët në Tiranë.

Gjekmarkaj tha se i krijojnë një gjendje pakënaqësie dhe se Berisha duhet t’ia kishte thënë më herët këto kritika për Bashën PD-së.

“Kemi pasur një ditë të veçantë. Dita e parë për mua në parlamentin e Shqipërisë. Opozita ka performuar në mënyrë të shkëlqyer, jo thjesht se ka folur bukur, por është sintonizuar me problemet e shoqërisë dhe mbi të gjitha ka ditur të analizojë gjithë fasadën e një programi të paraqitur, siç ishte ai që na paraqiti sot Edi Rama, i cili ishte një përmbledhje fjalish patetike, maksimash që nuk i ka realizuar dhe s’ka ndërmend t;i realizojë ndonjëhere, ishte broshura e një arroganti.
Diçka më shtyn të sondoj në kohë. Dr. Berisha foli për 8 vitet e Lulzim Bashës, për ato që i konsideron dështimet e tij, dëmet e tij në raport me PD-në. Ato nuk janë sajuar të gjitha sot, nuk janë përkufizuar në mendjen e njeriut për një ditë. Një personalitet i fortë si ai, kurajoz, njeri që nuk ka gjuhë të lëmuar, besoj shumë që do duhet t’ia thoshte PD-së këto spikatjet e tij. Ai e ka mbështetur Bashën në 2013 duke u përplasur me shumë figura konservative të PD. E ka mbështetur në 2017, për listën e 2017 që ka qenë e kritikueshme, për marrëveshjen me Ramën, nuk foli. As pas humbjeve të 25 prillit. Ky kthim, ky kurs më krijon një gjendje pakënaqësie në atë çfarë dëgjova.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb