“Guvernatorja Kim ka lënë mënjanë rolin e ambasadores që në përputhje me konventën e Vjenës…. s’dua ta përdor termin ambasade se janë të respektuara, por zonja në fjalë shkel çdo rregull dhe preferon për shkaqe te terrenit që ka gjetur tek Rama dhe Basha të bëjë rolin që si takon”, tha Berisha.

Sali Berisha dhe deputetët që e mbështesin po kujdesen së fundmi për të ushqyer opinionin publik se çfarë thotë Yuri Kim janë qëndrime personale dhe jo të SHBA. Por sa qëndrojnë të tilla akuza, se ato që thotë dhe bën janë produkt i një agjendë personale anti-Berishë gjatë këtyre dy vite në detyrë të ambasadores Yuri Kim?

A ka Yuri Kim një qasje krejt personale me Sali Berishën pas shpalljes së tij ‘non grata’ siç po përpiqet Berisha ta kanalizojë këtë çështje? Përgjigjen e këtyre pyetje Top Channel e kërkoi në Washington në Departamentin Amerikan të Shtetit ku farkëtohen dhe orientohet politika amerikane për vende të ndryshme të botës përfshi edhe Shqipërinë.

Është Gabriel Escobar Zëvendës ndihmës sekretar amerikan i shtetit njëherazi i dërguari special në DASH për Ballkanin Perëndimor, i cili për Top Channel përmes postës Elektronike tha:

“Jam i tronditur nga sulmet ndaj ambasadores tonë të SHBA në Tiranë. Ne e dimë se ofensiva e këtyre sulmeve nuk përfaqëson popullin shqiptarë. Ambasadorja Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Siç edhe zëdhënësi Departamentit të Shtetit e bëri të qartë në Dhjetor ne presim prej saj të vazhduarit të shpjeguarit dhe zbatuarit të politikave të SHBA, përfshi ato të Presidentit Biden përfshi vendosmërinë që ne do të vendosim përpara përgjegjësisë ata të përfshirë në korrupsion e minojnë demokracinë”, tha Escobar.

Të shpresuarit nga Sali Berisha se ky kurs amerikan mund të ndryshojë siç ai po përpiqet me çdo kusht ta bëj, është dhe do të mbetet një ëndërr në sirtar. Këtë ia përsërit edhe njëherë tjetër zyrtari i lartë i DASH, Garbiel Escobar.

“Pozicioni ynë në lidhje me të shpallurit NonGrata për korrupsion apo minojnë demokracinë është i qartë, i vendosur, i fortë dhe i pandryshuar”, sipas Escobar.

Të kujtuarit nga nga Gabriel Escoban në përgjigje se Yuri Kim është përfaqësuese personale e Presidentit të Shteteve të Bashkuara nuk lë vend për interpretim dhe rrëzon pretendimin e Sali Berishës për agjenda personale ndaj tij nga ambasadorja Yuri Kim. Është një tjetër shuplakë amerikane pikërisht në momentin kur 30 Prilli po afron dhe Sali Berisha e shikon veten gjithmonë e më pranë zyrtarizmit në ri-drejtimit e PD. Por serish te izoluar. Kësaj radhe, jo si individ, por si formacion politik. Ambasadores amerikanë, i është përsëritur shpesh akuza e sjelljes prej guvernatoreje, nga rekordmeni marrëdhënieve problematike me SHBA, Sali Berisha./TCH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: