Deklaratat e presidentit amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin janë fyerje personale, tha të premten zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Moska dëgjon dhe sheh ato që tashmë janë deklaratat e përditshme të bëra nga Presidenti Biden, të cilat tashmë janë, në fakt, fyerje personale të Putinit”, u tha Peskov gazetarëve në një konferencë të mbajtur rregullisht.

Duke folur në drekën vjetore të Miqve të Irlandës në ditën e Shën Patrikut në Capitol Hill të enjten, Biden tha se Putin ishte “një diktator vrasës, një bandit i pastër”, i cili po bën një luftë imorale kundër popullit të Ukrainës.

Peskov shtoi se ai nuk donte të reagonte ashpër ndaj këtyre deklaratave duke pasur parasysh “irritueshmërinë, lodhjen dhe harresën” e Biden dhe në mënyrë që “të mos shkaktonte më shumë agresivitet”.

“Duke pasur parasysh një nervozizëm të tillë nga zoti Biden, lodhjen e tij dhe ndonjëherë harresën…lodhjen që çon në deklarata agresive, ne nuk do të bëjmë vlerësime të ashpra, për të mos shkaktuar më shumë agresion”, tha ai.

Komentet e Biden të enjten erdhën një ditë pasi ai e quajti për herë të parë Putinin një kriminel lufte – një përshkallëzim i rëndësishëm në retorikën e tij që dënon veprimet e liderit rus kundër Ukrainës.

Peskov u tha gazetarëve të enjten se komentet e Biden ishin “absolutisht të papranueshme dhe të pafalshme”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: