TIRANË- “Ka një tension nga politika shqiptare sepse po i ikën drejtësia nga duart”. Kështu e sheh analisti Ervis Iljazaj, drejtori i MAPO-s deklaratat e fundit të deputetëve Tom Doshi dhe Saimir Tahir. Nga “Studio e Hapur”, në News24, Iljazaj tha se Vetting i politikës do të thotë SPAK dhe Byro Kombëtare.

“Ka një tensioni nga politika shqiptare sepse po i ikën drejtësia nga duart. Sjellja e Tahirit sot etj. Vettingu i politikës nuk mund të bëhet teknikisht. Nuk mund t’i bësh vetting sepse i ka votuar popullit. Ndaj bëhet ai i drejtësisë. Teknikisht nuk mund të bëhet sepse i ka votuar populli. Vetting i politikës do të thotë SPAK dhe Byro Kombëtare”, u shpreh Iljazaj.

Ai theksoi se “Deklarata e Doshit dhe Tahirit më bind që do ketë hetime të rëndësishme ndaj politikanëve”.
“Ndaj kujt se di. Pse bëhen këto. Ndihen në ajër, ka informacione se këto hetime do të fillojnë. Çdo person që ndihet i rrezikuar mundohet të përdorë çdo mjet për të shpëtuar. Edhe me këto mjete. Si e shoh ndalimin e Tom Doshit nga SHBA? Atë që nuk po e bën drejtësia shqiptare me këto mënyra po e bën Amerika me shpalljen non grata”, tha Iljazaj.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb