TIRANË

Për materiale komprometuese nuk ka folur vetëm Spartak Braho. Së fundmi dhe ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla foli për disa materiale të bollshme për politikanë dhe diplomatë, teksa e përmendi deputetin e PS, si një ‘deputet ish-sigurims’.

Braho tha në “Frontline” në News24 se Llalla është “nivel i ulët, niveli i Qemal Lames”, ky i fundit në vitet 1982-1992 shërbeu si Kryetar i Hetuesisë së Përgjithshme të Shqipërisë, teksa sot është autor i disa librave memoaristikë për periudhën e komunizmit. Braho thotë se do e takojë Llallën e do shkojë në Gjermani me të, pasi në Amerikë nuk shkon dot.

“Nuk e tha ‘sigurimsi’ se me sigurimsin nuk më lidh asgjë. Kam qenë para tij jurist, kam qenë gjykatës, vetëm kaq. Të jap një përgjigje për Adriatikun. Ai rrjedh nga një familje nga Gramshi dhe babai i tij ka qenë kuadër. Ky është shkolluar si jurist, por me këtë që dëgjoj tani është bërë gabim i madh që është emëruar Prokuror i Përgjithshëm. Është nivel i ulët. Nuk mund të flasë një ish-prokuror. Është niveli i Qemal Lames. Është gjynah që t’i kthej përgjigje. Por unë nuk jam i dënuar as për fshehje pasurie. Do ta takoj, ta pyes me hollësi ore çfarë ke dashur të thuash se ka një lidhje me njeriun tim ky person.

Për çantën e zezë? Ka dëgjuar dhe ky. I ka dhe ky këto aleancat me presidentin aktual, por do bëjmë një vizitë kshu…. Ky në Amerikë nuk shkon ë, po mirë do shkojmë në Gjermani me këtë. Nuk është ironi, është direkt”, tha Braho.

A ka kërcënuar me çantën e zezë njeri?
“Ky është kërcënuar? Deri më sot nuk është kërcënuar njeri. Kush e ka mizën nën kësulë i del çanta e zezë përpara”, deklaroi Braho.

Por çfarë tha Adriatik Llalla dy ditë më parë?
“Nuk dua të bëj një krahasim me rastin e deputetëve ish-sigurimsa të Shtetit që mbanin çanta dhe kërcënonin zyrtarë të shtetin. Natyrisht që gjatë kohës që drejtoja organin e akuzës ashtu dhe më para ligji i jepte kompetenca me shumë kryeprokurorit se sa ka sot, me ligjin aktual. Pra duhet të funksiononte si institucion i centralizuar. Informacionet në atë kohë vinin nga drejtime dhe burime të ndryshme që kishin dhe detyrën të raportonin duke përfshirë veprat që nga siguria kombëtare që përfshin korrupsion, vrasje, trafikime etj. Po e nisim nga siguria kombëtare dhe kur vinin informacione të tilla kryeprokurori i Përgjithshëm është i detyruar të informoj dhe komunikoj me drejtorin e Shërbimit Informativ të Shtetit, drejtuesit të policisë për të rakorduar punë dhe institucionet e tjera ligjzbatuese. Dhe është normale që në zyrën e kryeprokurorit të mbledh shumë informacion që krahas formalisht ka edhe materialisht dhe sigurisht skaliten edhe në mendjen”, deklaroi ish-prokurori Adriatik Llalla.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb