Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu me anë të një postimi në Facebook ka vlerësuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Ballkan, duke thënë se ai ka goditur “aventurizmit politike” në rajon.

Shehu gjithashtu e vendos theksin te thirrja e Scholz për integrimin e rajonit në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se kjo është një mbyllje dere për nismën e “Ballkanit të Hapur”, e përkrahur nga kryeministrat Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç.

POSTIMI I PLOTË:

Gjermania po konsolidon rolin e saj thelbesor ne Rajonin tone.

Nje vizite per tu pershendetur ajo e Kancelarit Scholz.

Nje goditje e forte per aventurizmat politike ne Rajon:

Deklaratat e kancelarit gjerman ishin kete here te qarta, ne perputhje me realitetet e perspektivat.

1-Kerkesa e tij qe mareveshja Kosove -Serbi duhet te perfundoje me “njohje reciproke” eshte e nje rendesie te vecante e krejt ne perputhje me realietet e nevojat e Rajonit e Europes.

Pa nje gje te tille cdo skeme e plote e bashkepunimit rajonal do te ishte e handikapuar.

2-Konfirmimi i tij per rrugen e vetme te Rajonit tone, ate te integrimit europian te tij merr nje rendesi te vecante, vecanerisht ne kete periudhe turbulencash rajon, qe shpesh nxjerrin ne siperfaqe edhe “Plane B”, krejt ne kundershtim keto me interesat tona jetike.

3-Dhe ne kete kontekst mbeshtetja e tij vetem ndaj “Procesit te Berlinit” e “Tregut te Perbashket Rajonal” te tij, e ploteson dhe konsolidon ate konfirmim, duke kerkuar te na largoje nga cdo nisme tjeter pa Brukselin brenda, sic eshte “Ballkani i hapur”, te cilen ai as e mori ne konsiderate.

4- Konfirmimi i tij per mbrojtjen e “sovraniteteve” ne kufijte egzistuas na kujton nje tentative tashme te deshtuar, por akoma te rrezikeshme, ate te shkembimit te territoresh.

Pa asnje dyshim qe duhet bere nje falenderim i qarte per Z.Scholz e pozicionimin e Gjermanise!

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb