Më herët, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shënoi komentet e një komandanti rus i cili tha se Moska dëshiron të marrë kontrollin e Ukrainës jugore pasi do t’i jepte akses në rajonin separatist të Transnistrisë në Moldavinë fqinje.

Zelensky tha se komenti tregonte se Rusia dëshironte të pushtonte vende të tjera dhe se sulmi ndaj Ukrainës do të ishte vetëm fillimi.

Duke iu përgjigjur komenteve, ministria e jashtme e Moldavisë shprehu “shqetësim të thellë” për deklaratën e komandantit rus dhe thirri ambasadorin rus.

Ai shtoi se Moldavia është një shtet neutral dhe se ky parim “duhet të respektohet nga të gjithë aktorët ndërkombëtarë, përfshirë Federatën Ruse”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb