Shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin nuk po vepron në interes të Kremlinit dhe shpërthimet e tij ndaj figurave të larta raportohet se po “shqetësojnë seriozisht” lidershipin më të lartë të Rusisë, thonë analistët ushtarakë.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) raportoi se dy burime të Kremlinit i thanë medias opozitare ruse se ultimatumi i Prigozhin drejtuar ministrisë ruse të mbrojtjes javën e kaluar, në të cilin ai kërcënoi se do të largonte trupat e tij nga Bakhmut nëse nuk u jepej më shumë municion, u pa si një “kërcënim serioz”.

Themeluesi i Wagner është “i përkushtuar të pretendojë betejën në Bakhmut si një fitore personale në mënyrë që të ketë ndikim mbi Ministrinë e Mbrojtjes ruse”, tha ISW.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb