LEZHË- Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi ka reaguar nga Lezha në lidhje me deklaratat e deputetes së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas incidentit të mbrëmshëm në Lezhë. Në një prononcim për News24, Bumçi thekson se akuzat e Kryemadhit se nga makina e tij kanë qëlluar me armë, janë të pabaza, pasi ai me stafin kanë qenë duke ndjekur intervistën e kandidatit të PD­-së Fran Frrokaj, në një media lokale në Lezhë.

Deputeti demokrat i ka quajtur intriga dhe shpifje të ulëta deklaratat e Kryemadhit dhe ka akuzuar LSI-në se ka inskenuar ngjarjen e djeshme për t’i hapur rrugë blerjes së votave në fshatrat e Lezhës. Sipas tij, mbrëmë, makinat e PD-­së kanë ndjekur ato të LSI­-së të cilat kanë nisur që pardje ndarjen e lekëve nëpër shtëpitë e lezhjanëve, në këmbim të votës.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: