TIRANË- Kryetari i Shoqatës së ish-të përndjekurve politikë, Besim Ndregjoni ka reaguar pas deklaratave të bëra dje nga kryeministri Edi Rama në Shkodër si dhe ndjesa publike që kërkoi për dekorimin e torturuesve të At Zef Pllumit dhe profesor Sami Repishtit.

Ndregjoni tha se Rama tregon mllef duke promovuar xhelatët. “Hipokrizia dhe abuzimi i Ramës krijuan një teatër. Rama tregon mllef duke promovuar xhelatët. Mendoi se falja do të qetësonte shpirtrat. Ty të trondit zëri im, në mbrojtje të lirisë”, i është drejtuar kryeministrit, kreu i Shoqatës së ish-të përndjekurve, Besim Ndregjoni.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: