Partia Demokratike reagon pas deklaratave të këshilltarit të kryeministrit grek, Aleksis Cipras në kongresin e PBDNJ.

Partia Demokratike dënon deklaratat e Makropulos duke theksuar se të tilla deklarata të tilla nuk ndihmojnë në marrëdhëniet midis dy vendeve. Sipas PD, deklarata të tilla nuk ndihmojnë as në zgjidhjen e çështjeve që kanë mbetur pezull. PD dënon dhe qëndrimin e kryeministrit Rama, i cili sipas PD duhet të kishte reaguar duke qenë se ishte i pranishëm në atë aktivitet politik.

‘Partia Demokratike dënon deklaratat e këshilltarit të kryeministrit grek të mbajtura në Tiranë në një aktivitet të rëndësishëm politik, në prani të kryeministrit të vendit, Rama. Për Partinë Demokratike qëndrime të tilla që fajësojnë bashkëqytetarët tanë çamë, janë të papranueshme dhe armiqësore. Qëndrime agresive si ato të këshilltarit të Cipras nuk ndihmojnë marrëdhëniet mes dy vendeve dhe nuk sjellin asnjë përparim për çështjet e mbetura pezull. Në të kundërt, janë një kthim pas dhe minim i përparimit domethënës të arritur në këto vite. Partia Demokratike është gjithashtu e shqetësuar dhe dënon mosreagimin e kryeministrit Rama, i cili ishte prezent kur këto deklarata u bënë në Tiranë. Ne shpresojmë se këto qëndrime armiqësore nuk reflektojnë vizionin dhe qëndrimin zyrtar të politikës dhe qeverisë greke dhe mirëpresim distancim të Athinës nga këto deklarata’, thuhet në deklaratën e PD.

Deklaratat e Makropulos

Makropulos lëshoi deklarata të forta dhe provokative në kongresin e PBDNJ. Makropulos kritikoi përfshirjen e PDIU në qeverisjen e vendit. Ai i quan çamët e Shqipërisë si pasardhës të nazistëve, si dhe qenia e tyre në qeveri sipas Makropulos fyen ekzistencën e historisë së Shqipërisë. Këshilltari i qeverisë greke gjithashtu pranoi dhe gabimet e Greqisë, duke theksuar dobësimi i rolit të minoritetit ka ardhur si pasojë e përçarjeve të krijuara nga shtetit amë.

‘Qeveria aktuale greke, në ndryshim me periudhat e mëparshme dëshiron të ketë një minoritet kompakt, me të gjitha fuqitë. Në 98 këtu ju kishit 2 ministra. Tani keni 6 deputetë dhe asnjë fuqi në qeveri. Ky është problemi, kjo tregon ndarje. Kjo ka ardhur si pasojë e ndërhyrjeve përçarëse nga Greqia. Ajo që mua më shkakton problem është vullneti dhe dëshira e qeverisë shqiptare për të bashkëpunuar me të gjitha forcat. Si është e mundur që pasardhësit e luftëtarëve kundër Gjermanisë, të pranojnë dhe tolerojnë pranë disa pasardhës të nazistëve. Me thëniet e tyre ata fyejnë historinë e ekzistencës së Shqipërisë dhe jo Greqisë’, deklaroi në Kongresin e PBDNJ-së Makropulos.

Reagimi i PDIU

Menjëherë pas këtyre deklaratave ka reaguar dhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi. Ai ka kritikuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe kreun e grupit të PD, Edi Paloka.

Sipas Idrizit, Rama dhe Paloka mbajtën një qëndrim të turpshëm, duke bërë sehir.

statusi i Idrizit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb