TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili akuzon kryeministrin Edi Rama, si i vetmi politikan që ka fyer rëndë mjekët. Vasili ka reaguar pas deklaratave të ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në Kuvend, e cila tha se kush guxon të prekë mjekët, do të përballet me të gjithë shqiptarët.

Vasili shkruan se Rama i ka fyer publikisht dhe rëndë edhe individualisht mjekët, duke i përmendur me emra disa syresh dhe duke i kërkuar ministres Manastirliu t’i përvishet atij.

POSTIMI I VASILIT

Ministrja e Shëndetësisë sot tha:

“Askush nga politikanët të mos guxojë t’i prekë mjekët dhe infermierët dhe të fyejë dinjitetin e tyre dhe të dalë të bëjë politikë me pandeminë”.

Edi Rama është i vetmi politikan, që ka fyer publikisht rëndë edhe individualisht mjekët, sa për kujtesë mjekët Arjan Mezini, Genc Sulcebe, Ilir Allkja,Zija Alhysa etj etj.

Ministrja le t’i përvishet Edi Rames në ja mban. Jam e bindur që nuk e bën dot as në ëndërr.

Apo i ka ndarë në dy kategori mjekët ministrja, në ata që adhurojnë vulgaritetin e Edi Ramës dhe në ata që kanë karakter dhe i qëndrojnë përballë atij në emër të detyrës.

Ndaj ministrja është mirë t’i lërë këto klithma hipokrite të lodhura, që janë një ofendim dyfish për mjekët dhe infermierët.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb