Eliminimi nga Real Madrid në “Champions League” ka sjellë një seri episodesh te Paris SG. Më i bujshmi është i lidhur me Neymar i cili së fundmi sipas mediave është shprehur se nuk do të kthehet më te parisienët.

Braziliani ndodhet në vendlindje pasi prej ditësh ka kryer atje operacionin që do ta mbajë larg jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sipas ‘Telefoot’, klubi kërkon të sqarojë sa më parë situatën rreth yllit të skuadrës. Për këtë arsye, në ditët e ardhshme, vetë presidenti Naser Al Khelaifi, bashkë me drejtorin sportiv Maxuell, do të udhëtojnë në Brazilit për të takuar futbollistin.

“Zyrtarisht” thuhet se delegacioni i Paris SG do ta kryejë këtë vizitë për të parë nga afër gjendjen e lojtarit pas ndërhyrjes kirurgjikale, por ndërkohë, kjo vizitë do të shërbejë edhe për të kuptuar nëse Neymar dëshiron apo jo të vazhdojë kontratën që ka lidhur me parisienët deri në vitin 2022.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb