Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë parë asgjë specifike që nga njoftimi i presidentit Vladimir Putin, për të vendosur në gatishmëri armët bërthamore.

“Ne jemi duke monitoruar dhe vëzhguar këtë situata sa më shumë të mundemi. Deri më tani nuk kemi parë asgjë specifike nga ana e Rusisë”, tha zyrtari.

Kujtojmë se një ditë më parë, Putin tha se shumë vende perëndimore kanë vendosur ndaj tyre sanksione, e duke qenë se situata po bëhet acarohet, ai kërkoi nga drejtuesit e lartë të ushtrisë të vendosin në gatishmëri armët bërthamore.

Kjo u pa si një kërcënim i hapur nga vendet perëndimore, që kanë thërritur sot mbledhje të jashtëzakonshme, në organizata si OKB, NATO dhe BE.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb