TIRANË

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama në Ohër për krimet serbe në Ballkan.

Shehu shkruan se një Ballkan europian nuk mund të ndërtohet mbi thënie horror: “ke vrarë këtë, ke therur atë”.

Sipas tij, deklarata e Ramës është një tentativë makabër për të “shpëlarë” Vuçiçin nga e kaluara e përgjakur e regjimit të Milloshevicit, pjesë aktive e të cilit ka qenë edhe ai vetë.

Madje Shehu e cilëson një impostim shumë të rrezikshëm veçanërisht përballë një Serbie që po armatoset fort nga Rusia e Kina

POSTIMI I PLOTË

Një Ballkan europian nuk mund të ndërtohet mbi thënie horror: “ke vrarë këtë, ke therur atë”.

Nje impostim i tille i historise tragjike te Ballkanit veçse krijon premisa per ripërsëritjen e krimeve te te kaluares.

Veçanërisht kur kjo deklarohet nga Kryeministri i Shqipërisë përpara përgjegjësve të atyre krimeve, të cilët as i pranojnë ato dhe jo të kërkojnë falje.

Një tentativë kjo makabër për të “shplarë” Vuçiçin nga e kaluara e pergjakur e rregjimit te Milloshevicit, pjese aktive e te cilit ka qene edhe ai vete.

Nje impostim ky shume i rrezikshem vecanerisht perballe nje Serbie, qe po armatoset fort nga Rusia e Kina, ne nje situate te sotme te trubullt e te mjegullt te Rajonit tone.

Kjo do te thote te nxisesh “ujqerit” e te kaluares.

“Ujku mjegull do”!

Dhe per turpin e tyre, dikush qe ne ate salle perfaqesonte popullin me te viktimizuar te atij genocidi milloshevician te pashembellte, heshti si “fija e barit”, perballe nje provokacioni kaq te rende.

Nje logjike e tille per krimet bie ndesh edhe mbi parimet, qendrimet, e vete Europes e Perendimit per genocidet, jo vetem ato te luftes se dyte, por dhe per te tjerat shume me te larget ne kohe e kilometra.

Nje logjike e tille maredheniesh jo vetem qe e largon Rajonin tone nga Europa e Perendimi, por rrezikon te kthehet ne vehte vete nje nje mekanizem vrastar.

Nje logjike e tile vecse te largon nga cdo mundesi reale, demokratike, e lire dhe integruese per nje bashkepunim rajonal.

Dhe pastaj ne kerkojme qe Rama te lejoje grupin e tij parlamentar te miratoje Rezoluten e paraqitur per njohjen e genocidit serb ne Kosove!!!

Tritan Shehu 1
Tritan Shehu 1

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb