Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma iu është bashkuar reagimeve në lidhje me historinë e rendë të abuzimit seksual me 15-vjeçaren në Babrru, nga roja i shkollës, ndërsa ka nuk i ka kursyer akuzat për qeverinë.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Duma duke marrë shkas nga qëndrimi i kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Arsimit, Besa Shahini dje në Kuvend, pohoi se sipas tyre fajin e ka gjithë bota, ndërsa kurrë nuk mbajnë përgjegjësi. Mes të tjerash Duma tha se “kjo qeveri i turret kujtdo për të zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.”.

MESAZHI I DUMËS
Sipas këtyre fajin e ka gjithë bota; e kanë gazetarët, dëshmitarët, denoncuesit, viktimat por kurrë këta që duhet ti mbrojnë; por kurrë këta që duhet të mbajnë përgjegjësi!
Kur vritet një fëmijë në landfildin e Bashkisë, kur kryepolici dhunon një grua publikisht, kur shkolla lan duart nga përgjegjësia për fëmijën që dhunohet nga mësues, kur përdhunohen fëmijë mendërisht dhe fizikisht brenda shkollës apo prej rojtarëve të llumit, fajin e kanë të gjithë por jo këta që nuk mbajnë përgjegjësi.
Pastaj i përdorin dhe për “filma” e i mallkojnë siç do tmerroheshin po t’ia mallkonin fëmijët e vet.
Përveçse deshton të sigurojë brenda ambienteve shkollore garanci për të mos abuzuar qeveria nuk reagon, as ndeshkon dhe as merr përgjegjësi.
Kjo qeveri i turret kujtdo per te zhvendosur vëmendjen, përçmon dhe gjen “armiq” kudo; në media, në shoqëri civile, tek familjet kudo ku dhunohet por veçse jo tek vetja.
Papërgjegjshmërinë e kanë kthyer në rregull!
Duhet dhe do t’i largojmë sa me parë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb