Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku iu është përgjigjur deklaratave të sotme të kryeministrit Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Tabaku i sugjeroi Ramës që të mbështeste të varfrit dhe të forconte shtresën e mesme.

Sipas Tabakut, më shumë taksa nga xhepi i varfër i shqiptarëve do të thotë më shumë para për PPP-të që i janë dhënë miqve të tij dhe oligarkëve.

REAGIMI I TABAKUT
📍📍📍 Takso në mënyrë të drejtë, mbështet të varfrit dhe forco shtresën e mesme
Represioni i vazhdueshëm i qeverisë përmes taksave dhe politikave fiskale ka ndikuar në rënien e investimeve, uljen e bizneseve dhe krijimin e një klime të pafavorshme. Njëkohësisht ka nxitur korrupsionin, rritjen e informalitetit dhe ka krijuar një shtet të kapur.
Në këto ditë të vështira për ekonominë e gjithsecilit prej nesh, ku çdo portofol i shqiptarëve po kafshohet nga taksa e inflacionit që po i zbraz ato pak të ardhura një qeveri e përgjegjshme do të kishte politika lehtësuese.
Do të kërkonte uljen e taksave, për t’i dhënë më shumë para xhepave të shqiptarëve dhe familjeve të tyre.
Një qeveri e korruptuar, e kapur nga oligarkia dhe nga megaskandalet është e interesuar për të kundërtën. Nuk është habi që Edi Rama sot ka nisur turin për të taksuar më shumë shqiptarët dhe të ardhurat e tyre të vogla.
Më shumë taksa nga xhepi i varfër i shqiptarëve do të thotë më shumë para për PPP-të që i janë dhënë miqve të tij dhe oligarkëve.
Ai sot kërcënon me më shumë taksa pasi bixhozi ku është futur me paratë e buxhetit nga taksat e shqiptarëve paguan 90 mijë euro në ditë inceneratorit.
Kërcënon sot me më shumë taksa pasi kontratat e PPP-ve që kanë arritur 50% të PBB duhet të paguhen dhe para nuk ka. Kriza nuk ka sjellë reflektimin e kësaj mazhorance!
Në mënyrë absurde ai po çon vendin drejt një rritje taksash të çmendur që do të rëndojë më shumë të ardhurat e çdo familje.
Ndaj duhet ndaluar nisma nën moton: Takso familjet shqiptare për të paguar kontratat e oligarkëve. Duhet luftuar për një taksim të ndershëm jo për një taksim progresiv oligarkik.
Të ndahemi nga kjo keqqeverisje për të mundësuar një sistem të ndershëm dhe kompetitiv fiskal në shërbim të qytetarëve jo për favore tek oligarkët.
#ekonomia #ppp #taksat #fiskale #politikat #partiademokratike #opozita #portofoli #koncesionet #fiskalizimi #rritjataksave #inflacioni #tirana #shqiperia #blerjet #cmimet #rritjacmimeve #lufta #oligarkia #shtet #drejteisa #kapjashtetit

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb