*Zanati i rrobaqepësit do më hyjë në punë, do qep xhepat e atyre që do punojnë me mua

TIRANË- Kandidati i koalicionit të djathtë për kryetar të Bashkisë së Tiranës, Halim Kosova është ndalur sot në njësinë 3 ku ka prezantuar konkretisht programin e tij. Pas prezantimit të disa prej pikave kryesore të këtij programi, Kosova është përballur edhe me pyetjet dhe kërkesat e qytetarëve. Ndërkohë që prej banorëve ka kërkuar një reagim të Kosovës në lidhje me deklaratat e kryeministrit Edi Rama për të.

Qytetari: E dëgjova kryeministrin Rama që tha shihni si ligjëron Halimi, duke thënë se premtimet e tua janë false. Keni një përgjigje?

Halim Kosova: Në jetë nuk e kam humbur kurrë drejtimin. Nuk i kam prishur asnjërit familjen për të ndërtuar familjen time. E kam ndërtuar me djersë. Kam pasur dy mundësi të shtrija dorën tek ju, apo të ndërtoja diçka vetë në kohën e lirë. Në çdo hap të jetës sime, puna dhe ndërshmëria ka qenë numri një.

Ai është ndalur edhe tek takimi që pati me gratë në një biznes fason, ku u filmua teksa qepte me makinë qepëse. Halim Kosova tha se ky profesion do ti hyjë në punë pasi do ti qepë xhepat kujtdo që do punojë me të.

“Më kishin kapur kamerat duke qepur me makinë qepëse me fasonët. Sa e pashë nuk i rezistova dot. Në kohën time nuk ka pasur shumë mënyra për të kaluar kohën. Mamaja ime rrobaqepëse dhe i hipja makinës qepëse se më dukej si makinë. Po si puna e biçikletës që nuk harrohet ashtu edhe makina qepëse, futa copën dhe doli tegeli…Do më hyjë në punë ky zanat. Me këtë zanat do qep xhepat e të gjithë ata që do punojnë me mua. Që të më gjëmosh nga prapa, me mua duhet ti kesh xhepat e qepur”, tha Kosova.

Gjithashtu kandidati i APPD-së, premtoi ulje të taksave për familjarët dhe bizneset e vogla. “Ulje të taksave për familjarët dhe bizneset e vogla. Do ofrojmë frymën më miqësore me biznesin si pjesë e rëndësishme e qytetit. Shtresat në nevojë halle të paimagjinueshme. Kur u takova me shtresat në nevojë, ata ma bënin me shenjë që kishin uri sepse vetëm drekën hanin. Tre gjëra dua ti fiksoni mirë: Ulja 30%, sa e lejon momentalisht ligji i taksave bashkia do ta bëjë punën e parë, në mbledhjen e parë. Për të mundësuar më shumë vende pune dhe për të lehtësuar ngarkesën e qytetarëve”, tha Kosova.

Kandidati i djathtë u ndal edhe tek infrastruktura. “E dyta, do të sigurojmë që Tirana të shpëtojë nga pushtimi i depozitave dhe pompave, janë të gjitha mundësitë. Kjo nuk është fjalë elektorale, jemi ulur në tavolinë, e kemi diskutuar. Duhet vetëm punë dhe jo fjalë. Angazhimi jonë është që me të filluar nga puna, do lidhim fshatrat me rrugët kombëtare.

Në krye të bashkisë së Tiranës, punët që do bëj në lagjen tuaj janë rikonstruksioni i rrugëve dhe trotuareve në rrugën “Xhanfize Keko” dhe “Hoxha Tahsim”. Do të krijohet xhepi i parkingjeve për rreth më shumë 40 vende. Kanalizimi i ujërave të zeza dhe ujërave të shiut. Ndriçim rrugor. Gjelbërimi do të shtohet dhe do të shtohet sinjalistika vertikale dhe horizontale”, tha ai.

PROGRAMI NË KOMUNITET

1. Tirana e Higjienës

2. Shkolla më të mira

3. Rrugë të shtruara dhe trotuara të shtruara

4. Do të ul taksat për familjet dhe biznesin e vogël për të krijuar më shumë vende pune

5. Kujdesi për shtresat në nevojë

Unë kam 3 premtime që dua ti mbani mend:

1. Do të ul taksat me 30% për të krijuar më shumë vende pune

2. Do të ketë ujë të pijshëm 24 orë pa pasur nevojë për depozita nëpër shtëpitë tuaja

3. Në dy vitet e para si Kryetar i Bashkisë, unë do të shtroj 100 rrugë me trotuare me standarde, dhe do të lidh çdo fshat me rrugët kombëtare.

Por unë kam gjithashtu projekte specifike dhe kontrete jo vetëm per njësitë dhe komunat por për çdo lagje, pikërisht aty ku ju banoni.

Sot unë dua të ndaj me ju projektet që kam për zonën tuaj:

Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugëve “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”

Projekti parashikon ndërhyrjen në segmentin e rrugës “Hoxha Tahsim” nga kryqëzimi me Unazën deri tek sheshi “Shtraus” dhe në rrugën “Xhanfize Keko” nga sheshi “Shtraus” deri tek kryqëzimi me rrugën “Aleksandër Moisiu”, me gjatësi të përgjithshme rreth 2 km.

Punimet që do të kryhen janë:

1. Ndërhyrje në shtresat e dëmtuara të trupit të rrugës me sipërfaqe rreth 2.000 m2.

2. Riveshje të gjithë sipërfaqes së rrugës, rreth 21.000 m2

·Ndërhyrje në trotuare me sipërfaqe rreth 5.600 m2

·Ndërtimi i rreth 4 km linja të internet-telefonisë, në trotuare në të dy anët e rrugës.

·Sistemimi dhe përmirësimi i stacioneve të autobusëve.

·Krijimi i xhepave të parkimit, për rreth 40 mjete, sipas mundësisë pa cënuar trotuaret.

·Punime për rrjetet inxhinjerike

 Riparimi i rreth 600 metra lineare i Kanalizime Ujerave te Zeza

 1.5 km Kanalizime të ujërave të shiut

· Ndriçim rrugor, vendosjen e rreth 77 ndriçuesve.

· Sinjalistika horizontale dhe vertikale

Ndërkohe Investimet për vitet 2015 – 2017

Janë në 9 objekte me vlerë 931.301.892 lekë, të cilat konsistojnë, në:

A. Përmirësimi i Higjenës:

1. Blloku tek Kodra e Priftit;

2. Blloku i kufizuar nga rrugët ”Hoxha Tahsim” – “Nikolla Zoraqi” – Bulevardi ”Zhan D’Ark” dhe rruga ”Arkitekt Kasemi”.

· Ndërtimi i rrjeteve inxhinjerike:

a.9 km Kanalizime te Ujrave te Zeza,

b. 10.5km Kanalizime te Ujrave te Bardha

c.  1 km rrjet ujesjellesi;

· Ndërtimi i 800 m2 sipërfaqe të gjelbra;

· Mbjellja e 150 pemëve të reja, si dhe 50 shkurre dekorative;

B. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar:

1. Shkolla speciale “Luigj Gurakuqi”;

2. Shkolla 9-Vjeçare  “Kongresi i Lushnjes”;

3. Shkolla 9-vjecare “Xhezmi Delli”;

4. Shkolla e mesme “Andon Zako Cajupi”;

5. Ndërtim Kopesht dhe Çerdhe e integruar.

·  Rikonstruksioni i 84 klasave;

·  Rikonstruksioni 2 palestrave dhe 3 terreneve sportive;

·  3 grupe për çerdhe dhe 4 për kopshte;

·  Vendosja e 2 kënde lodrash per fëmijë;

·  Instalimi i sistemit të ngrohjes për 5 objekte.

C.  Infrastruktura rrugore:

1.  Rikonstruksion i trotuareve dhe rrugës “Hoxha Tahsim” dhe “Xhanfize Keko”;

2.  Bllokut qe kufizohet nga rruga “Endri Keko”, “Sadik Petrela” dhe Lana.

 

·  Ndërtimi dhe rikonstruksioni i 12.5 km rrugë dhe 18,000 m2 trotuare;

·  Ndërtimi i rrjetit të ndriçimit rrugor, ku vendosen rreth 460 ndriçues të rinj;

·  Vendosja e 17.5 km linja rrezerve;

·  Sinjalistikë horizontale dhe vertikale rreth 400 tabela;

·  Krijimi i 245 vende për parking.

“Unë nuk jam një politikan tipik, por ndoshta për këtë keni nevojë. Pikërisht pse kam projekte specifike për lagjen tuaj dhe për çdo lagje të Tiranës do tju them ekzaktësisht se çfarë do të bëj. Në vend që unë të fajësoj të tjerët, gjithë jetën time kam marr përgjegjësi për të zgjidhur problemet. Unë jam një menaxher i fortë, me vizion të qartë, vendos objektiva dhe arrij standardet. Çdo projekt do të përfundohet brenda afatit kohor dhe do të tregoj. Tolerancë zero ndaj korrupisionit ashtu siç kam bërë gjatë gjithë jetës sime. Unë do të punoj për të gjithë dhe me të gjithë ju, pa asnje dallim, dhe do tju dëgjoj në cdo moment. Unë nuk kam vetëm fjalë, por punë, për ju, për të gjithë Tiranën”, deklaroi Kosova.

 

 

(m.k/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb