Deputeti Edi Paloka deklaroi se qytetarët duhet të reagojnë për të gjitha padrejtësisë që po i bëhen nga qeveria.

Në emisionin “Kjo Javë” në Neës24, Paloka tha se kryeministri Edi Rama duhet të ndëshkohet me votë.

“Koalicioni bashkë fitojmë është koalicioni më i fortë. Dinë të përballen me Ramën dhe këtë Rama e di më mirë se kushdo . Tani po bën gjithçka për të eliminuar Berishën dhe Metën me të gjitha mënyra që ka në dorë. Frika e Ramës flet më shumë se çdo gjë në këtë rast. Rama ka gjetur ustallarët”, tha Paloka.

I ndalur tek deklaratat e Ramës për pensione dhe për pagën mesatare, Paloka i cilësoi si shkelje të Kodit Zgjedhor.

Pjesë nga intervista:

Edi Paloka: Ky që shkatërron me tritol biznese do të lejojë që ky miku i tij  konfiskohen pasuritë që ia ka siguruar vetë. Rama është direkt i involvuar në korruptimin e këtij personazhi dhe kjo e ka lënë në ankth për vendimet që merren nga gjykata në New York. Protestat tona lidhur me këtë çështje pak rëndësi ka. Është drejtësia ajo që duhet të reagojë. Mendoj që  Rama shumë shpejt do t’i këtë këmbët dhe duart e lidhur.

Pyetje: Rama ka pasur edhe premtime, të cilësuara edhe si kundër ligjit. Si i keni parë?

“Shkelje e kodit zgjedhor. Kjo 50 mijë lekshit për pensionistët është direkt blerje vote. Kjo pastaj për pagat duhet parë se sa mund të realizohet. Qeveria e ka detyrim ligjor që çdo vit të bëjë indeksimin. 10 vite nuk zbatoi ligjin tani po kërkon edhe të vjedhë votat.

Pyetje: Si do të jetë reagimi nëse do të fitojë sërish Rama?

Paloka: Ne sot në pushtetin lokal jemi zero për fajin tonë dhe hapin që kërkojmë të hedhim është që këto zgjedhje i shohim me një rezultat shumë inkurajues për opozitën dhe për qytetarët. Ndaj ne po i trajtojmë si politike këto zgjedhjet. Pra në se fiton Rama, ta supozojmë, kjo do të ishte një skandal. Në një vend tjetër fitorja e Ramës nuk do të ndodhte. Kush do që të poshtërohet nga ky mostër, lë të votojë edhe për 50 mijë lekë.

Në krahasim me Ramën edhe një hu do të ishte më mirë, ndryshimi është i domosdoshëm,. Ne e njohim Ramën tani si mund ta votosh sërish.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: