TIRANË

Lideri i Opozitës Lulzim Basha ka folur sot edhe për deklaratat e kryeministrit Edi Rama për procesin e votimit të kandidatëve të PD-së. Teksa Rama e ka cilësuar shpesh si farsë, Basha tha se për 22 vjet karriera e kryeministrit është ngritur mbi parime antidemokratike dhe se refuzon t’i bindet rregullave të garës.

Kreu i PD-së premtoi një model të ri qeverisjeje pas 25 prillit.

“Mos prisni ju që ai të vlerësojë një proces demokratik. Për 22 vjet karriera e tij është ngritur mbi parime antidemokratike. Për 22 vite ai refuzon t’i bindet rregullave të garës. Ai nuk organizon garë në PS, i ka harruar zgjedhjet. Dje siç e patë u zhvilluar një aktivitet dhe fjalim 3 orësh vetëm për të justifikuar mbajtjen në kryesi të njerëzve që janë në listën e zezë të DASH si Vangjush Dako. Mos më kërkoni të krahasoj të pakrahasueshmen. Kjo është një ditë me diell, jo thjesht për qytetarët dhe klimën e kësaj të shtune por një ditë me diell për atë që vjen, një model i ri, një sjellje e re, parathënie për atë që do vijë pas 25 prillit, një model i ri qeverisje”, tha Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb