TIRANE– Kreu i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama për përplasjet mes maxhorancës dhe opozitës dje në Bruksel.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Paloka sulmoi Ramën, ndërsa tha se ky i fundit vazhdon me propagandën bajate se “opozita po nxin dhe turpëron Shqipërinë”. Sipas Palokës, turp për Shqipërinë është që Tahiri, Xhafa dhe Balla, diskutohen në kancelarit e BE.

REAGIMI I PALOKËS
Paloka: Rama vazhdon me propaganden bajate se “opozita po nxin dhe turperon Shqiperine”.
Eshte vertete turp per Shqiperine.Turp qe Tahiri , Xhafa e se fundmi Balla , diskutohen ne kancelarit e BE si shembuj te qarte se si qeverisja e Edi Rames eshte vene ne sherbim te krimit dhe jo te interesave te shqiptareve per te ecur perpara me reformat drejt Evropes.
Turp qe Rama nuk gjen dot nje minister rendi te pa lidhur me krimin. Turp qe nuk deshiron te gjeje nje deputet i cili nuk eshte sherbetor i krimit, per te perfaqesuar PS ne BE.
Edvin Rama dhe qeverisja e tij jane faqja me e zeze e Shqiperise post komuniste dhe opozita ka detyrimin ti shpetoje shqiptaret nga kjo e keqe.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb