Deklarata e Ramës ku i bënte thirrje SPAK që të hetonte Ilir Metën dhe Sali Berishën, është bërë objekt debati sot në ‘Open’ në ‘News24’. Ish-deputeti i PS-së, Alket Hyseni tha se Rama kur ka ardhur puna të drejtësia, nuk ka mbrojtur as të tijët, siç ishte dhe rasti sipas tij i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Po ashtu Hyseni tha se dhe atë vetë Rama nuk e ka mbrojtur. Ndërkohë që ish-deputeti ka pasur debate me analistin Neritan Sejamini.

DEBATI
Hila:
Ti nuk përmend dot asnjë njeri, këto janë teza ça ke dëgjuar. E dimë nga origjinali. Ke ndonjë gjë tjetër për të thënë?

Sejamini: Jo mo jo. Ti fole për SPAK, dhe unë po të them se…
Hila: Ti do të më kompeksosh? Është jeta jote, është jeta ime. Rama është i vetmi që është hetuar me inceneratorët, qeveria e tij.
Hyseni: Berisha është kufomë politike, se kap radari fare. Ilir Meta po ashtu, kur të rikthehet po. E ka provuar. Unë do ju jepja të drejtë ju ve, nëse Rama do të kishte dy standarde. Që kur vijnë të tijët, do i mbronte. Ai ka thënë; merr avokat dhe kur të pastrohesh, eja në familjen tonë. Dy janë prototipa të pandëshkuar, Sali Berisha dhe Ilir Meta. Edi Rama nuk e ndan dot, nëse do vejë Berisha apo jo në burg, por të bëhen hetimet për Gërdecin.
Sejamini: Pse nuk e hetoni? A jeni në pushtet?!
Hyseni: Kam shkua atje kur më ka dalë emri. Kam shkuar në gjykatë, kur më ka dalë emri. Mua më mbrojti Edi Rama? Saimir Tahirin? Jo! Edi Rama po mbron qytetarët shqiptarë. A do të dënohet ai? Këtë se ndan dot Rama. Është vendim gjykate.

Sejamini: Ju kryetarin e Piramidave e bëtë kryetar bashkie
Hyseni: E shoh që do të bësh zhurmuesin.. Të hetohen blloku me 17 mijë euro. Të hetohet edhe floriri.
Sejamini: Pse nuk i hetoni ju?
Hyseni: Po nuk është në dorën tonë.
Sejamini: A e reformuat ju?
Hyseni: Po e reformuam. Reforma në tërësi është perfekte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: