TIRANË- Deputetja ‘rebele’ e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi i është kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama në lidhje me deklaratat e tij. Me anë të një statusi në rrjetin social ‘Facebook’, Hafizi i ka cilësuar ‘harbute’ reagimet e Ramës ndaj saj të enjten e kaluar në Kuvend.

Ajo ka cituar një mesazh të një studenti ekselent, i cili i thoshte se: “Lëre mediokritetin të ngazëllehet në injorancën e vet! “. Kreu i Qeverisë nga foltorja e Kuvendit iu drejtua deputetes së partisë që ai drejton se ‘nuk ishte njeri’.

REAGIMI I HAFIZIT
Miq,
Ķëto ditë kam pasë shume komunikime nga të njohur e të panjohur, të cilët kanë ndjekur në media reagimin harbut të kryeministrit ndaj meje, në sallën e parlamentit, të ejten e kaluar. Reagim për një debat shumë qytetar dhe profesional që unë hapa në lidhje me importin e mbetjeve.
Nje student ekselence më shkruan:
“Lëre mediokritetin të ngazëllehet në injorancën e vet! ”
Une pikërisht këtë bëra, e lashë të japë i vetmuar atë ditë, atë shfaqje të trishtë për çdo shqiptar, teksa sheh kryeministrin e vet krejt të çekuilibruar emocionalisht e të çakorduar në shifra e argumente.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: