TIRANË

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili deklaron se kryeministri Edi Rama po i bën presion SPAK-ut që të mos veprojë, pasi ka një faturë zullimi 10 miliardë euro.

Vasili ka reaguar pas deklaratave të Ramës për drejtësinë dhe SPAK, duke thënë se tani është dhe drejtues i tij, kryetar i vettingut dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë.
Sipas tij, fatura e zullumit të kryeministrit është 10 miliardë euro.

POSTIMI I PLOTË
Rama tani edhe Drejtues i SPAK, Kryetar i KLGJ, Kryetar i KLP, Kryetar i Vetingut dhe Inspektor i Lartë i Drejtësisë!
Rrëmbeu çdo pushtet, rrëmbeu çdo fond publik ndaj tani s’ka me kë ta ndajë përgjegjësinë e zullumit përveç vetes.
Në krye të gjithçkaje është vetëm ai, Rama!
Rama e di këtë, ndaj i bën presion SPAK- ut që të mos veprojë.
Fatura e zullumit është 10 miliardë euro, ja ku është:
?Koncesionin e Rrugës së Kombit
?Koncesionin e Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit
?Koncesionin e Aeroportit të Kukësit
?Aferën e depozitave të naftës në Porto Romano
?Aferën e Astirit ku kilometri i Rrugës shkoi 25 milion euro kilometri
?Rrugën Kardhiq Delvine, që nuk mbaron kurrë e ndërkohë ha miliona pa mbarim.
?Rrugën e Arbrit dhe tunelet, që kushtojnë 38 milionë euro kilometri.
?Aferën e frikshme të Portit të Durrësit të kundërshtuar fort nga vetë Bashkimi Europian.
?Aferën e Butrintit, që nga shkatërrimi i parkut Kombëtar e deri tek vetë siti i çmuar arkeologjik.
?Koncesionin e plazhit të Gjeneralit.
?Shitjen e ARMO për skrap.
?Koncesionin e CHECK UP.
?Prishjen e Parkut pas Universitetit të Tiranës për ndërtime dhe rrugë për llogari të oligarkëve, që shkatërrojnë edhe të vetmin gjelbërim të mbetur në Tiranë.
?Katet pa leje të kullave të oligarkëve në mes të Tiranës, kur qytetaret çohen në polici për një dritare apo riparim banese.
?Licencimin e Bankave me aksionerë të regjistruar në OFFSHORE.
?Aferën shumë të rëndë të Teatrit Kombëtar.
?Aferën e vendosjes së çmimeve të naftës dhe ushqimeve, në pazar të hapur qeveri dhe oligarkë, ku këta të fundit kanë po vetë monopolet e tyre të mbështetur nga qeveria.
?Inceneratorët dhe qindra milionat e vjedhur në to.
?Arbitrazhe të humbura me qindra milionë euro për faj të qeverisë, një dëm i pallogaritshëm ky për ekonominë shqiptare.
?Dhjetëra Ligje dhe VKM të bëra me porosi të oligarkëve ku deputetët e ministrat rilindas me Ramën në krye kanë votuar në Parlament e qeveri.
?Qindra milionë euro të rindërtimit të përdorura hapur për të blerë vota.
?Qindra milionë euro tendera sekrete të miratuara nga qeveria e tij për pandeminë me çmime dhjetëra herë më të larta
?Fshehja kriminale nga ai dhe qeveria e provuar botërisht, e mijëra qytetarëve që humben jetën nga Covid.

Vasil Ifb
Vasil Ifb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb