TIRANË

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Skrapar. Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi shkruan se Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit dhe se fatkeqësia e Ramës është se mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë së tij për Atdheun.

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun. ??”, shkruan Blushi.

Blushi Fb
Blushi Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb