TIRANË- Kreu i Inspektoratit Ndërtimor të Tiranës, Florenc Hoxha aka reaguar sot ndaj deklaratave të kandidatit të ASHE-së në Tiranë, Erion Veliaj. Hoxha i ka quajtur shpifje akuzat e Veliajt për abuzime, duke thënë se do të përballet në gjykatë për to dhe së shpejti do të bëjë një kallëzim në Prokurori.

Florenc Hoxha i ka kërkuar “llogari”, Veliajt për 600 mijë euro të vilës së tij. “Nuk ka çfarë tu thotë qytetarëve ku i mori 600 mijë eurot e vilës së tij ndërsa shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, gjendje që përkeqësohet ditë pas dite. Nuk ka c’tu thotë qytetarëve për dasmat e tij të luksit që kushtuan mijëra euro. Shitësi i fiqve nuk i mbulon dot abuzimet me paratë e vizitës se Papës duke baltosur gjithkënd”, shkruan Hoxha në faqen e tij të Facebook.

JA POSTIMI I PLOTË

Duke ju kërkuar ndjesë të gjithë miqve dhe vëllezërve të mi në Kosovë e Maqedoni në këto çaste të vështira për të gjithë ne për të rënët në Kumanovë, jam i detyruar ta nxjerr këtë status. Veliaj i Ramës mendon se do ia hedh duke përbaltur gjithkënd që mundet e duke bërë fushatë me shpifje, të pavërteta dhe mashtrime që as vet ai nuk i beson. Nuk ka çfarë ti thotë qytetarëve për milionat e eurove. Nuk ka çfarë tu thotë qytetarëve ku i mori 600 mijë eurot e vilës së tij ndërsa shqiptarët vuajnë për bukën e gojës, gjendje që përkeqësohet ditë pas dite. Nuk ka c’tu thotë qytetarëve për dasmat e tij të luksit që kushtuan mijëra euro. Shitësi i fiqve nuk i mbulon dot abuzimet me paratë e vizitës se Papës duke baltosur gjithkënd. Ky mashtrues i vogël ordiner, se është dhe pa shkollë.

Gjithsesi për gjithë baltën e hedhur ndaj meje, zotëria që arriti deri aty sa tu marrë dhe lekët e ndihmës ekonomike qytetarëve që s’kanë as bukë të hanë, do të përballet në gjykatat e vendit. Një kallëzim penal ndaj tij e mashtrimeve të tij do të depozitohet së shpejti në gjykatë.

Tu premtojë banorëve të Ali Demit për fushat e futbollit të miqve të tij që do ti mbylli pas orës 23 apo do t’ju kthejë hapësirën e gjelbër, grabitur me vendim të Ramës kur ky ishte kryetar bashkie në 2005.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: