Gazetarja Rudina Xhunga e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se ambasadorja e SHBA Yuri Kim këta ditë ka folur qartë dhe madje më shqip se politikanët tanë.

“Ambasadorja amerikane ka folur shumë mirë. Është e qartë se nuk ka kthim pas. Është e qartë se krizat që shpiken herë pas here nuk janë më shpëtim për politikanët tanë. Ambasadorja ka ushtruar pozicionin e vet diplomatik, edhe ne vende edhe në situata të pafavorshme sesa kaq. Ajo e njeh dhe reagon dukshem mire per situaten në vend. Ambasadorja ka folur më shqip sesa politikanët tanë. Politikanët shqiptare duhet ta marrin ahumr seriozisht ate, nuk eshte e nivelit me te cilin luhet lojera femijesh. Madje duhet të kenë frikë prej saj, mendoj unë”, tha Xhunga.

Rudina Xhunga vlerësoi se reforma në drejtësi është vetëm në favor të popullit shqiptar. Ajo shtoi se kundër kësaj reforme janë vetëm ata politikanë që kanë vrarë e vjedhur.

“Kjo reformë na duhet për të ecur përpara. Ambasada e SHBA thotë se reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur, por e nevojshme. Nuk e di sesi mund ta thotë më qartë përpos atyre që nuk e duan. Politikanët që kjo reformë i kap, kanë frikë. Njerëzit që e kanë përdorur këtë vend si han e stan të vetin dhe nje dite do japin llogari, që kanë vrarë e vjedhur, normal qe frikesohen. Nuk ka negocim me reformën në drejtësi. Ambasadorja nuk ka interesa, por është diplomate e qartë karriere. Reforma në drejtësi është në favor të popullit shqiptar. Reforma në drejtësi do të vendose drejtësi në këtë vend, që kushdo le të vijë në pushtet drejtësia do jete sistem i panegiciueshem nga palet”, u shpreh Xhunga.

Më tej, Xhunga tha se bashkëpunimi mes pozitës e opozitës për reformën zgjedhore është pozitiv.
“Asgjë nuk dimë. Edi Rama është një personazh që sot është kryeministër, nesër ku i dihet, mund ta kapë reforma në drejtësi. Lulzim Basha, sot është opozite, nesër mund te jete pushtet. Ilir Meta sot është president, nesër nuk dihet. E mira është që palët të kuptojnë se reforma zgjedhore nuk negociohet për reformën në drejtësi dhe ata nuk mund të kërkojnë garanci nga njeri tjetri, sepse është e kote. Garanci nuk ka kush jep. Bashkëpunimi mes pozitës dhe opozitës është pozitiv. Një tjetër pikë e rëndësishme ishte edhe fakti që një në tre emra duhet të jetë femër në tryezën për Reformën Zgjedhore. Toni i komunikimit ishte normal, sot. E vetmja gjë qe te çudit, ka qenë fakti që dalin politikanë kundër ambasadorëve”, duke shprehur një shqetësim të përsëritur se ambasadoret investohen ne stabilitet dhe jo ne demokraci. Po ca pretendojnë? Normal qe ambasadoret duan stabilitet. Mungesa e tij sjell kaos. Në kaos fiton i ligu, ne stabilitet i zoti kjo duhet te na interesoje ne, te pareve. Ndërsa demokracinë mos e prisni nga Yuri Kim e Soreca. Ajo është krijese e vete vendit, pasi siguron mirëqenie, ndërgjegjësim, kulture qytetare. Demokracinë nuk ta sjell dot kush, ndaj mos e presim nga ambasadat. Ata do vazhdojnë të mbikëqyrin stabilitetin tone, për sa kohëkanë interesa të na mësojnë sjelljen stabile politike, që të mund të na hapin dyert e vendeve nga ata vijnë”- deklaroi Xhunga.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb