Zv/kryeministri, njëherësh ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, që njihet si një promotor i politikave kundër emigrantëve dhe njëherazi euroskeptik ka habitur sërish.

Të gjithë i mbani mend deklaratat e tij kundër shqiptarëve kohë më parë, kur i quajti kriminelë që do t’i kthente në vendin e tyre, ndonëse më vonë u shpejtua të thoshte se e kishte fjalën për ata persona të përfshirë në veprimtari kriminale.

E megjithëkëtë, ai duket se ka ndryshuar, ose ka zbutur disi qëndrimet e tij. Së fundmi në rrejtët sociale është bërë virale një foto ku njeriu që drejton qeverinë e italisë shfaqet duke bërë shqiponjën.

Në foto mësohet të jetë me dy shqiptarë, njëri prej tyre sipërmarrës. Salvini shfaqet në mes i buzëqeshur, teksa bën shqiponjën.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb