Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka krahasuar dy kryeministrat, Edi Ramën me homologun e tij, Albin Kurtin, thekson se Kosova është me shumë fat.

Në një video që ka publikuar në rrjetet sociale, Vasili shkruan se Kurti në rastin në deklaratat e tij para qytetarëve, është treguar i pjekur sa i takon situatës me COVID, ndërsa thekson se Rama vjell vrer e helm.

REAGIMI I VASILIT
Me fat Kosova me Albinin, fatkeqe Shqiperia me kryeministrin qe ndjell vetem zi!(VIDEO).
Shiheni Albin Kurtin te matur,te pjekur dhe njerezor qe jep besim e kurajo.
Shiheni Edi Ramen qe vjell vrer, helm dhe zi e provokon panik dhe ankth.
Shqiptaret te pafat, ndersa vellezerit kosovare po.
Shiheni videon dhe i beni vete krahasimet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb