PRISHTINE- Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Agim Çeku, ka deklaruar se dita e ndalimit të trenit serb, është një tjetër betejë e fituar për Kosovën.

“Kjo ditë i dha leksion kundërshtarëve të pavarësisë se Kosova është shtet dhe di të reagoje në këto situata”, ka thënë ai për RTK.

Sipas tij, treni i nisur nga Serbia i leksion serbëve. “Ai tren u nis për mesazhin ndaj Kosovës, se ky vend është Serbi, por ajo që ndodhi e dha mesazhin e qartë se Kosova nuk është Serbi, por shtet”, ka thënë ai.

Sa i përket deklaratave të presidentin serb Nikoliç për luftë të mundshme ndaj Kosovës, Çeku thotë se ata i kanë humbur të gjitha betejat me Kosovën dhe se këto janë deklarata të kota.

“Serbët gjithë kanë humbur, ata nuk e kanë pritur këtu. Ata morën mesazh të qartë, edhe nga qytetarët e vet, pra vet serbët po kritikojnë vet liderët e tyre. Edhe ata e kanë kuptuar se Kosova është humbur dhe nuk është Serbi. Serbët kanë një qëllim që Kosovën ta paraqesin si shtet jo funksional, shtet me imazh jo të mirë. Kjo do të bënte që çështja e Kosovës, të jetë prapë në diskutime politike, ku do të ketë edhe biseda për shtete tjera të rajonit”, sqaroi ai.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: