SERBI- Deklaratat për “Shqipërinë e Madhe” janë bërë temë diskutimi gjatë takimit që ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka zhvilluar me homologun e tij rus, Sergej Lavrov. Daçiç ka shtruar pyetjen se “çfarë do të ndodhte po që se të gjithë serbët bashkohen në Evropë nën flamurin evropian”.

Ministri i Jashtëm serb është shprehur se “Brukseli është duke dhënë angazhim të dobët në lidhje me sjelljet e shqiptarëve”.

“Brukseli nuk mendon se sjellja e shqiptarëve është problem, përkundrazi ata e tolerojnë sjelljen e tyre. Terrorizmi në regjion duhet të luftohet, dhe deri tash mbi këtë çështje kemi parë reagime të dobëta nga BE-ja dhe institucionet e saj”, ka thënë Daçiç.

Sipas tij, Serbia nuk është e interesuar të ndërhyjë në çështjet e brendshme politike të Maqedonisë, por vendet e rajonit, BE-ja dhe Rusia duhet të jenë të interesuara për stabilitet.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb