Tirana-Teuta vijon të luhet jashtë fushe, deklarata kundër deklarata, akuza dhe terma jo të përzgjedhur me kujdes ku në qendër ka përfunduar Majkëll Ngoo.

Ngoo
Ngoo

Reagimi i ekipit durrsak nuk është pritur aspak mirë nga klubi bardheblu, të cilët e konsiderojnë një deklaratë raciste dhe aspak etike, duke ftuar Komisionin e Etikës të marrë në shqyrtim çdo fjalë të thënë në drejtim të Majkëll Ngoo:

Tirona
Tirona

Respekt për kundërshtarin brenda dhe jashtë fushe. Kjo është përgjigja e vetme për deklaratën racistë dhe aspak etike të Klubit të Futbollit Teuta. Ftojmë Komisionin e Etikes të marrë në shqyrtim çdo fjalë të shkruar dhe thënë në drejtim të Michael Ngoo.

Një shkresë zyrtare me kërkese do ta përcjellim pranë Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ne jemi Tirona, më shumë se një klub futbolli.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: