Rreth 8,700 individë dorëzuan në fund të muajit prill Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave (DIVA), një detyrim vjetor që në Republikën e Shqipërisë u lind si rezidentëve, ashtu edhe jo rezidentëve të cilët realizojnë të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë. Kjo shifër është rreth 5% më e lartë se numri i deklaruesve të vitit paraardhës, njoftuan tatimet.

Për vitin 2017 vlera e paguar nga individët për deklarimin e të ardhurave vjetore për vitin 2017, u rrit me 118% krahasuar me pagesat e kryera për vitin 2016.

Thënë ndryshe vlera totale e derdhur nga këta individë në buxhetin e shtetit u llogarit në rreth 275 milionë lekë.

Një shifër e tillë, për Administratën Tatimore tregon padyshim ndërgjegjësimin e kësaj kategorie individësh për deklarimin e të ardhurave të tatueshme, si dhe është një garanci më shumë, lidhur me justifikimin e pasurisë së tij.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve bën me dije se individët, të cilët konstatojnë se kanë bërë gabime në deklaratën e dorëzuar në datë 30 Prill, kanë të drejtë të korrigjojnë deklaratën e tyre dy herë brenda një periudhe tremujore. /Monitor/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb