KOSOVË- Më shumë se pesë milionë euro, është vlera e pasurisë së paluajtshme e Rrustem Mustafës, deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e krijuar nga vitit 2000 e deri në vitin 2006. Mirëpo, përpos kësaj deputeti Mustafa ka në pronësi edhe prona tjera, të cilat për të cilat nuk ka dhënë vlerë në formularët e Agjencisë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) të cilët janë bërë publik të hënën.

Përveç pasurisë, Mustafa ka deklaruar se në llogaritë e tij bankare në bankat komerciale në vend ka rreth 170 mijë euro para të gatshme, raporton Zëri. Mirëpo, bazuar në të dhënat e publikuara nga AKK-­ja, shihet se deputeti Mustafa është vetëm njëri nga milioneret e rinj që janë futur në Institucionet e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale në vend.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: