Të gjithë ata zyrtarë që kanë detyrimin sipas ligjit që të plotësojnë deklaratat e pasurisë si dhe ato të konfliktit të interesit kanë afat deri më 1 qershor 2020 për të kryer këtë procedurë. Inspektorati i Lartë i Deklarmit dhe Kontollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave bëri me dije se kjo thirrje për afatin bëhet në kushtet kur tashmë ka filluar lehtësimi i masave për të pëtballuar situatën e krijuar nga COVID-19.

“Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, duke marrë shkas nga lehtësimi i masave të marra, për të përballuar situatën e krijuar nga përhapja e infeksionit të shkaktuar nga virusi Covid-19, njofton se:

Zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur duhet të dorëzojnë pranë Autoriteteve Përgjegjëse deklaratën e interesave private “Periodik/Vjetor 2019” të parashikuar nga neni 7 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, deri më 1 qershor 2020.

Zyrtarët/subjektet deklarues dhe personat e lidhur duhet të dorëzojnë pranë Autoriteteve Përgjegjëse deklaratat e interesave privatë “Para Fillimit të Detyrës” dhe “Pas Largimit nga Funkioni” të parashikuar nga neni 5/1 dhe neni 7/1 i ligjit nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i ndryshuar, deri më 1 qershor 2020.

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse, për të mbledhur dhe dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, deklaratat e interesave privatë, brenda datës 15 qershor 2020.

Ngarkohen Autoritetet Përgjegjëse, pranë institucioneve publike, për të marrë të gjitha masat për njoftimin e zyrtarëve në institucionet përkatëse, si dhe në ato të varësisë” thuhet në njoftimin e ILDKPKI. /MONITOR/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb