Shefi i Grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka sqaruar se po bënte shaka kur tha se luftëtarët e tij do të pezullonin zjarrin në Bakhmut për të lejuar forcat ukrainase në anën tjetër të vijës së frontit që t’ua tregonin qytetin gazetarëve amerikanë.

Në një mesazh audio të publikuar më herët gjatë ditës së sotme, shefi i grupit mercenar raportohet të ketë thënë se ishte marrë një vendim për të pezulluar zjarrin e artilerisë në mënyrë që “gazetarët amerikanë të mund të filmojnë të sigurt Bakhmutin dhe të kthehen në shtëpi”.

Megjithatë, në një mesazh të mëvonshëm audio,  Prigozhin tha: “Djema, ky është humor ushtarak. Humor, dhe asgjë më shumë. Ishte një shaka.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: