Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka sqaruar deklaratën e bërë në mbledhjen e KQZ-së ku tha se në perceptim e tij kryetar i Partisë Demokratike është Sali Berisha.

I ftuar në emisionin “Log.” në Panorama TV, Celibashi tha se ajo ka qenë një deklaratë e bërë si reflektim i pretendimeve të përfaqësuesit të Sali Berishës në mbledhjen e KQZ.

“Sa kohë që ligjëvënësit kanë parashikuar që vendimarrjen e Komisioneti të kontestohen në KAS dhe vendimarrjet e KAS të konstatohen në Kolegjin Zgjedhor vendimarrjet mund të jetë të ndryshme nga njëra -tjetra. Duhet të prezumojmë që vendimi i Kolegjit Zgjedhor duhet të ishte ai vendim që kishte marrë.

Kryetari i PD në perceptim nuk ka vend për të folur për sa kohë je në pozitën e funksionarit publik. Ajo që dikush është përpjekur ta sjellë jashtë kontekstit ka qenë pjesë e narrativës. Secili mund t’i japë kuptimin që do fjalëve të dikujt tjetër. Ne këtë realitet jetojmë.

Ajo ka qenë një deklaratë që ishte pjesë e narrativës arsyetuese dhe ishte në reflektim të prendimeve të përfaqësuesit të zotit Sali Berisha. Në arsyetim të atij pretendimi ishte ajo deklaratë. Për të thënë se perceptimet nuk mund të vendosin. Është e vështirë të shpjegosh se çfarëdo me thënë narrative”, deklaroi Celibashi.

Ndërkohë ai ka folur edhe mbi regjistrimin e PD për zgjedhjet e 14 majit.

Ai tha se ligji e përcakton qartë se cilat dokumente duhen dorëzuar duke mos e përjashtuar faktin se PD rrezikon të mbetet jashtë regjistrimit në zgjedhje.

“Ne mundet në çdo rast të bëjmë në mënyrë figurative cirk dhe të japim intepretimin që dëshirojmë ne. Nëse ligji thotë duhet të depozitohet ky dokument, do të thotë që ai dokument duhet të depozitohet. Nëse dispozita thotë dokumenti X duhet të paraqitet, atëherë nuk ka rrugëzgjidhje tjetër”, u shpreh ai.

Ai u pyet se cilit i takon faji në rast se PD mbetet jashtë zgjedhjeve. “Faji i kujt është nuk kam pikën e interesit”, deklaroi Celibashi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: