Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor, ka deklaruar se Lista Serbe është satelit i presidentit serb Aleksandër Vuçiç në Kosovë.

Ajo shtoi se qëndrimet e Listës Serbe po i dëmtojnë më shumë nga të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë, ajo është shndërruar në interesat të organizatave kriminale që janë në listën e zezë të SHBA-së. Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve që jetojnë në Kosovë por jam edhe Komandante Supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, serbë, turq e të komuniteteve tjera.

Lista Serbe nuk interesohet të shtyjë përpara të drejtat e komuniteteve, por interesohet të jetë satelit i Vuçiçit në këtë vend dhe kjo po i dëmton vetë serbët që jetojnë në Kosovë. Qëllimi i tyre është tensioni e dhuna, për të gjithë ata që kanë këto synime përgjigja jonë e vetme është sundimi i ligjit”, u shpreh Osmani

Ajo u bëri thirrje qytetarëve serbë që të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi.

“Çfarë po ndodh këto ditë është se qytetarët serb po kërcënohen nga strukturat ilegale, qytetarët serb nuk frikësohen nga unë, por nga udhëheqësit e organizatave kriminale të cilët i kanë bllokuar dhe po i mbajnë peng në mënyrë që të krijohen tensione në stilin e Putinit. I ftoj qytetarët serb të mos bien pre e propagandës që burimin e ka në Rusi dhe tek njerëzit që i takojnë të kaluarës së Millosheviçit”, tha Osmani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: