BRITANI E MADHE – Mbesa e Mbretëresës Elisabeth ditën e sotme u martua me partnerin e saj Jack Brooksbank në një ceremoni madhështore në kështjellën, Windsor. Ajo nuk kishte vendosur vello por vetëm një kurorë më gurë smeraldi.

Po ashtu ajo kishte preferuar një fustan të hapur në pjesën e kurrizit dhe siç e shihni në foto i duket edhe shenja e operacionit. “Unë mendoj se duhet ndryshuar koncepti i bukurisë, duke i treguar njerëzve shenjat që kemi dhe duhet të ndihemi krenar për to”- ka thënë në një intervistë pak kohë më parë princesha.

Në moshën 12-vjeçare Eugenie ka kryer një operacion të vështirë në shtyllën kurrizore. Pak muaj më parë 28-vjeçarja ka treguar me krenari në profilin e saj në Instagram për të treguar grafinë e shtyllës së saj kurrizore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb