Akademiku Artan Fuga ka komentuar debatin politik për dekoratat e Presidentit Meta dhe ironitë nga kryeministri Rama dhe përfaqësues të mazhorancës.
Fuga kërkon që mos ngatërrohet nderimi i shpirtit të kombit që është i pavdekshëm, me historitë e sotme politike.

Për akademikun nuk është aspak çudi që të nderohet një i vdekur, pasi rilindasit e vërtetë shpallën Kastriotin hero kombëtar pas shekujsh kurse në Europë personaliteteve që janë ndarë nga jeta u janë vënë emrat në rrugë dhe bulevarde.

Ai ironizon duke thënë se vetëm në Kamzë nderohen të gjallët për arsye që dihen.

STATUSI NGA ARTAN FUGA

Shiko mos ngaterrojme nderimin e shpirtit te kombit, i pavdekshem, me historite e sotme politike qe nuk na bejne optimiste.
Si eshte e mundur qe nuk dine se dekoratat e larta u jepen atyre qe nuk jane, dhe jo te gjalleve?
Si u shenjterua Nene Tereza?
A nuk u ngjiten fotot e prifternjve te masakruar mbi bulevard me dhjetra gjate vizites te Papes, a nuk u varen fotot e deshmoreve mbi bulevard ne diten e Clirimit?
A nuk e shpallen rilindasit e vertet Kastriotin pas shekujsh Hero Kombetar?
A nuk vihen emra rrugesh dhe bulevardesh ne Evrope personaliteteve te ndara nga jeta?
Te gjalleve vetem ne Kamze u jane vene per aresye qe dihen.
A nuk nderoi Kosova deshmoret e luftes pas vdekjes?
Ku eshte cudia?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb