TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali ka reaguar pas dekorimeve të Presidentit të Republikës Ilir Meta në Malësinë e Madhe Koplik.

Në një postim në “Facebook”, Spiropali shkruan se Presidenti flet për gjakun e Dëshmorëve të Atdheut dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale.

Spiropali bën dhe një parashikim sërish për Kreun e Shtetit dhe 25 prillin.

“100 vjet më parë ata luftuan dhe dhanë jetën për lirinë në Koplik të Malësisë së Madhe, duke u pagëzuar Dëshmorë të Kombit!
100 vjet më pas Baba Xhikja shkon t’u japë dekorata nga një President i Republikës që flet për gjakun e tyre dhe rrëkëllen rakinë e marrëzisë, duke shqelmuar çdo etikë protokollare e duke përmbysur çdo sistem botëror medaljesh presidenciale!
Parashikoj që deri në 25 prill Baba Xhikja do shpërndajë mijëra verdhushka për të blerë nderin e humbur në fundin e gotës së pushtetit të shkatërruar moral dhe institucional të kryetarit të shtetit”, deklaron Spiropali.

Spiropali Fb
Spiropali Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb