SHKODER- Sekretari i Shoqatës së Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër, Odise Porodina ka reaguar në lidhje me dekorimin 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar me titullin “Martir i Demokracisë” nga presidenti Bujar Nishani. Porodina i cilësoi kriminelë figurat e dekoruara nga kreu i Shtetit, ndërsa theksoi se këtë shqetësim ia ka shprehur edhe Nishanit.

“Presidenti dekoroi ata kriminelet balliste. Ia kemi thënë në sy presidentit dhe nuk do ta pranojmë kurrë. Babai i Uran Butkës mbyti veten në hale dhe tani i biri bën libra dhe e bën babain hero.”, tha Porodina, kreu i veteranëve të LANÇ në Shkodër.

Dekorimi me titullin “Martir i Demokracisë” nga Nishani, i 67 anëtarëve të Ballit Kombëtar, të pushkatuar pa gjyq në vitin 1943 nga ish-komandanti i Brigadës së Parë Sulmuese, udhëheqësi komunist Mehmet Shehu, rindezi debatin publik në lidhje me ngjarjet që u përjetuan edhe në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore, veçanërisht marrëdhëniet mes partizanëve dhe ballistëve. Lista e ‘martirëve’ që morën titullin u sigurua dhe publikua nga ‘Gazeta Shqiptare’, lajm i cili shkaktoi debate të mëdha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb