NGA MIRSAD RAKAJ*

SHKODËR- Shoqata e ish-të përndjekurve në Shkodër ka reaguar në lidhje me dekorimin që kryeministri i ka bërë ish-kryetarit të hetuesisë në kohën e diktaturës Shyqyri Çoku i cili ka hetuar edhe At Zef Pëllumbin. Kryetari i kësaj shoqate Zenel Drangu, në një intervistë për News24 shprehet se ish-të përndjekurit janë tepër të indinjuar dhe nuk e kanë pritur aspak mirë këtë gjë. Sipas Drangut vetëm në Shqipëri ndodh që të dekorohet persekutori dhe viktima.

Ndërkohë Drangu u shpreh se Shyqyri Çoku i ka shërbyer me zell të madh atij regjimi ndërsa vartësit e tij kanë futur pronarët për së gjalli ne dhe për t’iu marrë pronat. Shoqata e ish-të përndjekurve në Shkodër kërkon nga kryeministri tërheqjen e dekorimit për Shyqyri Çokun.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb