Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta i është përgjigjur Edi Ramës për ironitë e këtij të fundit se po dekoron edhe parukierë në funksion të votave për zgjedhjet e 25 prillit.

Meta thotë se është krenar për çdo vlerësim, teksa sa për provokimet e Ramës, e paralajmëron se më 26 prill do të nisë kurimin në Vlorë dhe do të shijojë diellin e Vlorës.

Për Metën ka vetëm një interes, Vlora, pasi nuk do që në qytetin bregdetar të shkojë dhe të shohë qytetarë nga Bangladeshi e India.

PYETJA: Situata me LSI në Vlorë?

ILIR META: Unë kam vetëm një interes, Vlora e vlonjatëve sepse nuk do doja që këtu të vija e të takoja nga Bangladeshi e India, se të rinjtë s’do gjejnë më të bukur se Vlora. Nderuam gjakun e atyre të cilët e dhanë në luftë me fashizmin e pushtuesit, dhe sot e dimë kush ka pusttuar institucionet, kush ka vrarë shpresën.

PYETJA: Rama thotë që ka dhe parukierë nga ata që vlerësoni?

ILIR META: Jam krenar për çdo vlerësim që kam dhënë dhe jap, sepse gjithçka është në bazë të meritës. Sa i takon provokimeve ordinere, e dimë që këtu në Vlorë ka dhe një adresë që do jua dërgojmë më 26 prill ku ai do ketë mundësinë të kurohet dhe të shijojë diellin e Vlorës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb