Komisioni i Ligjeve ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta për ligjin për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat, të cilin e riktheu në Kuvend për rishqyrtim.

Kreu i këtij komisioni, Ulsi Manja, deklaroi gjatë shqyrtimit të këtij ligji se ishte njoftuar edhe Presidenca të merrte pjesë, por është konfirmuar mospjesëmarrja.

“U njoftua edhe Presidenca për të marrë pjesë, por u konfirmua mospjesëmarrja, për shkak të një aktiviteti tjetër”, tha Manja.

Gjatë mbledhjes së sotme në Komisionin e Ligjeve u miratua raporti për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Në këtë mënyrë, pritet të ngrihet një Komision Hetimor për Presidentin e Republikës, që do të hetojë shkeljen e Kushtetutës nga ana e këtij të fundit me dekretin që anulon datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb