Më 11 shtator do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e Bashkisë Peshkopi në qarkun e Dibrës. Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila hodhi poshtë kërkesën e ish-kryetarit Shukri Xhelili për rikthim në detyrë, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar 11 shtatorin se datë për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të bashkisë Peshkopi.

DEKRET
PËR
CAKTIMIN E DATËS SË ZGJEDHJEVE PËR KRYETAR TË BASHKISË PESHKOPI, QARKU DIBËR
Në mbështetje të nenit 92 germa “gj” dhe 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 10, pika 3 e ligjit nr. 10019 datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” , i ndryshuar,
Dekretoj
Neni 1
Caktimin e datës 11 shtator 2016, për zhvillimin e zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë Peshkopi, Qarku Dibër.
Neni 2
Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.
Nr. Dekretit 9716
Tiranë, më 02.08.2016
PRESIDENTI I REPUBLIKËS
BUJAR NISHANI

Ish- kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili ndodhet në arrest me burg, u shkarkuar nga kjo detyrë pas publikimit të një video-skandali seksual, ku u shfaq duke i kërkuar favore seksuale një 18-vjeçareje në këmbim të një vendi pune. Menjëherë pas publikimit të videos, Këshilli i Ministrave vendosi shkarkimin e tij nga detyra si kryebashkiak.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb