Firmoset dekreti i ri për lëvizjen e qytetarëve italianë në kohën e pandemisë së koronavirusit.

“Masat kufizuese zgjaten deri më 3 maj. Ky është një vendim i vështirë por i domosdoshëm për të cilin unë marr përsipër të gjitha përgjegjësitë politike.”

Kështu deklaroi sot kryeministri italian, Giuseppe Conte gjatë një konference për shtyp në Pallatin Chigi duke njoftuar kështu masat e reja të lëvizjes.

Sidoqoftë, libraritë, kancelaritë dhe dyqanet për fëmijë si dhe disa aktivitete të tjera prodhuese, siç janë rihapja e pylltarisë do të jenë të lejuara që nga 14 prilli.

“Ne nuk mund të hedhim poshtë përpjekjet e bëra deri më tani”: Do të rrezikonim të kishim rritje të numrit të viktimave”, shtoi ai.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb