Poeti i njohur dhe përfaqësuesi diplomatik i Shqipërisë në Vatikan, Visar Zhiti komenton për “Gazeta Shqiptare” vendimin e presidentit të Republikës për të dekretuar të denoncuarin si hetues diktature, Fatmir Xhafajn. Në tekstin e tij, Zhiti duket i tronditur dhe e quan presidentin “nishan pa nishan”, “Hiç-president” dhe e fton të ikë sa më parë nga detyra.

Nga: Visar ZHITI

NUK I SHPËTON DOT LAJMIT QË TË PËRNDJEK… ËSHTË ME PRESIDENT…

Larg Vendit, përtej oqeanit, në kontinentin tjetër, ku shpreson të përthithësh paq qetësi ndryshe, ku ke shkuar për pushime e vizita mjeksore, zemer, tension, nerva, etj, e ke këtë fat tani, je në Çikago, ku ende ka pllanga bore të pashkrirë dhe pranvera të duket e ftohte, por e shendeteshme, gjithsesi nuk i shpëton dot “lajmit” të Vendit tënd vogēlan e të varfër, që të ka mashtruar, persekutuar e vrarë, po ti nuk i ndahesh, aq sa nuk të ndahet, e do sa nuk të do, që megjithese ka ndryshuar shumë e ka bere përpara, diktaturen e ka kthyer në demokraci, persekutorët në… nuk po flas, thjesht jam i goditur nga lajmi me president… Ja, qe dhe vendi im ka nje president, qe s’i qe kujtuar të ishte, por eshte e nuk i iket, fyes ndêrkaq, se ikja e tij sa më parë i duhet Vendit, një hiç-president, keshtu thonë per të, që nuk i shpëton dot karikaturës së tij përndjekëse, Klanit të tij, aq sa mizor, po aq dhe mediokër. Keshtu thonë. Ai, gjoja president, flet per kushtetutë, se keshtu duhet, kur në përmbajtje eshte kunderkushtetues, flet për rregulla demokratike, kur ai eshte shkelje e tyre flagrante, flet per diktaturen e dikurshme, kur është vegël e saj e mbetur, flet per të persekutuarit, kur vetë eshte persekutor, edhe pse i paaftë. Dekoron pa nderprerje, nga qe e di qe nuk kane vlere, nishane pa nishan, thonë…

Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në Gsh.al duke klikuar linkun më poshtë:http://www.gsh.al/2017/03/20/shperthen-visar-zhiti-nishan-pa-nishan-je-nje-hic-president-ik-sa-me-pare/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: